Kulturë Kino

Netflix konfirmon zyrtarisht sezonin e dytë të “Squid Game”

Squid Game po rikthehet zyrtarisht në Netflix për sezonin e dytë.

Krijuesi i shfaqjes, Hwang Dong-hyuk, konfirmoi më parë se filmi do të rikthehej për një seri të dytë episodesh gjatë një interviste me Vanity Fair që u publikua muajin e kaluar.

Netflix ndau një video në llogarinë e tyre në Twitter që tregonte syrin e kukullës me një dritë të kuqe, pas së cilës u shfaq numri dy.

Gjigandi i transmetimit shtoi gjithashtu një mesazh humoristik në mbishkrimin e postimit, ku thuhej: ‘Drita e kuqe… Drita e gjelbër!’

Ata ndanë gjithashtu një shënim personal nga Dong-Hyuk, 51 vjeç, i cili e filloi mesazhin e tij duke shkruar: “Një raund krejt i ri po vjen”.

“U deshën 12 vite të tëra për të sjellë në jetë sezonin e parë të Squid Game vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që Squid Game të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë. Si shkrimtar, regjisor dhe producent i Squid Game, një thirrje e madhe për fansat tanë në mbarë botën. Faleminderit që shikoni dhe pëlqeni shfaqjen tonë”, thuhej tutje në shkrimin e tij.

Dong-Hyuk shtoi se do të prezantohej i dashuri i kukullës vrasëse Young-hee Cheol-su.

Ai e mbylli mesazhin duke i ftuar fansat e filmit të ‘bashkohen me ne edhe një herë për një raund krejt të ri’.

“Squid Game” është përqendruar në një konkurs ku afro 456 individë, të cilët të gjithë janë në borxhe të thella, marrin pjesë në një seri versionesh vdekjeprurëse të lojërave për fëmijë, ndërsa konkurrojnë për të fituar një çmim të madh në para.

Kasti i aktorëve përfshinë Lee Jung-jae, HoYeon Jung dhe Wi Ha-joon.

Shfaqja mori një vlerësim të gjerë nga kritikët pas publikimit të saj, me shumë lavdërime për shkrimet dhe performancat e kastit të saj.

“Squid Game” u bë gjithashtu filmi origjinal më i ndjekur i Netflix pas debutimit të tij.