Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha
Publikuar:
(30.01.2023 23:16:52)

Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Lidhur më këtë duke filluar nga ora 09:00, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe para përmendores së Zahir Pajazitit.
“Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)”, thuhet në njoftim.
Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tretë bien heroikisht në luftë.
/Shqip.com