Lajme

Nesër mbledhja e dy kuvendeve – Murati e ka një propozim

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati
Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se nesër, seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve për Ditën e Flamurit, do të duhej të konkretizohej me krijimin e Asamblesë Parlamentare të përbashkët.

Kjo sipas tij do të ishte hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues.

Tutje, ai ka thënë se vetëm me krijimin e këtyre mekanizmave, integrimi do të bëhej realitet e bashkimi i ardhshëm do bëhej më i lehtë e më i natyrshëm.

Kujtojmë, se për të shënuar festën kombëtare të 28 nëntorit, dy kuvendet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë, do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në kryeqytetin shqiptar.

Mbledhja mbahet të dielën me fillim nga ora 10:00, derisa deputetët kosovarë tashmë kanë shkuar në Shqipëri.

/Shqip.com