Lajme

Nesër mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, mungon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Të enjten do të mbahet samiti BE – Ballkan Perëndimor në Tiranë, një ditë pas samitit Europë Juglindore – Ukrainë.

Leonard Kerquki ka publikuar ekskluzivisht listën e pjesëmarrësve në këtë samit.

Aty mungon Kosova, nuk figuron emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Ines Muçostafa –  Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA

/Shqip.com