Nesër mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore
Publikuar:
(26.08.2022 15:27:54)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nesërdo të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.
Kjo bëhet për të gjitha ata maturantë që nuk kanë hyrë ose kaluar në provimin e parë.
Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5084 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.
Provimi i Maturës Shtetërore i parë është mbajtur më 18 qershor 2022, ku mbi 20 mijë maturantë i janë nënshtruar testit./SHQIP.com