Nesër diskutohet për çështjen e luftimit të dhunës në familje dhe dhunën ndaj grave

Gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut.
Në mbledhjen e këtij komisioni do të diskutohet për çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale.
Theksojmë se lidhur me sjelljen e policëve, gjatë vitit të kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka hetuar 213 punonjës policorë, ndërsa ka rekomanduar suspendimin e 85 prej tyre.
Tre zyrtarë policorë janë hetuar për veprat penale: ngacmim seksual, sulm seksual dhe dhunim.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paralajmëruar në mars të këtij viti hartimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Dhunimeve Seksuale.
Puna për hartimin e tij ka filluar në prill dhe pritet të përfundojë në nëntor.
Mbledhja e Komisionit pritet të nis nga ora 14:00
/Shqip.com