Nëse fiton sot, ekipi i Xhakës mund të bëhet kampion pas 120 vjetësh

Dita e sotme mund të hyj në histori për ekipin e Xhakës.
Ecuria e Bayer Leverkusen mund të arrijë kulmin.
Një rrugë praktikisht e qartë me 24 fitore nga 28 ndeshje të luajtura në Bundesligë, vetëm katër barazime dhe asnjë humbje.
Pritet vetëm verdikti i fundit, një ndeshje që mund të nisë një festë të pritur prej 120 vitesh.
Në rast suksesi ndaj Verder Bremenit, kuqezinjtë do të fitonin matematikisht titullin e parë si kampionë të Gjermanisë.
Aktualisht diferenca me Bayernin e Mynihut është 13 pikë dhe nëse Leverkusen fiton përballë Verderit pasditen e sotme, atëherë do të shpallej matematikisht kampion i Gjermanisë, për herë të parë në historinë e klubit, 5 javë para përfundimit të Bundesligës.
Ndeshja ndaj Verder Bremenit pritet të luhet sot pasdite me fillim nga ora 17:30.
/Shqip.com