Nëntë lojtarë të Romës mungojnë kundër Hellas Veronas

Roma është goditur nga Covid-19, një ditë para ndeshjes në kampionat kundër Hellas Veronës.
Katër futbollistë të kryeqytetasve italianë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe nuk do të jenë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Vet klubi italian e ka konfirmuar se katër lojtarë të tyre pa ju përmendur emrat kanë rezultuar pozitivë edhe pse ishin të vaksinuar.
Derisa në konferencë për media Jose Mourihno ka deklaruar se për këtë ndeshje do të mungojnë nëntë lojtarë.
“Nëntë lojtarë janë jashtë fushës, por kjo listë nuk përfshin Zaniolo. Mund të presim, nesër do të shohim se si ndihet Nicolo”, ka thënë ai.

Roma do të pres Veronën të shtunën me fillim nga ora 18:00 në Olimpico, ku fitorja për ta është e nevojshme.
Roma gjendet në vendin e shtat në Serie A me 40-të pikë, ndërsa Verona është në vendin e 36-të./Shqip.com