Nëntë gola, një fitues – City nuk po ndalet dot

Nëntë gola u shënuan në ndeshjen Manchester City – Leicester City.
Në fund skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola doli fituese me rezultat 6-3.
Pas vetëm pesë minutave lojë, ishte Kevin De Bryne që e dërgoi topin në rrjetë për të zhbllokuar rezultatin.
Mahrez shënoi pas nëntë minutave për 2-0.
Kur pritej një përgjigje nga kundërshtarët, ndodhi e kundërta.
City realizuan edhe dy gola të shpejtë. Pas vetëm 25 minutave lojë, rezultati ishte 4-0.
U mendua se ndeshja përfundoi, por drama veçse filloi në pjesën e dytë.
Në një distancë kohore prej dhjetë minutave, mysafirët shënuan tre gola. Autor ishin: Maddison, Lookman dhe Ihenacho.
“Etihad Stadium” u hesht për disa momente.
Por, kur po zhvillohej minuta e 69-të, Laporet realizoi golin e qetësië për Cityn, kurse pak para përfundimit të takimit, Sterling realizoi për 6-3.
Pas kësaj fitore, “qytetarët” vazhdojnë të jenë lider në ishull, me 47 pikë të grumbulluara, pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Norwich 0-5 Arsenal.
Totteham Hottspur 3-0 Crystal Palace. W
West Ham United 2-3 Southampton /Shqip.com