Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”

Projekti në tërësi ka vlerën prej 80 milionë euro, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë dy marrëveshje të granteve dhe se me këtë projekt do të ruhet energjia për shtrirjen më të madhe të ngrohjes qendrore.

“Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor në masë të madhe energjinë diellore. Projekti në tërësi shkon në vlerën në mbi 80 milionë euro. Projekti si j tillë është unik, paraqet një nder kapacitetet më te mefha për ngrohje diellore, e cila ruhet për tu përdorur pastaj për ngrohje qendrore edhe për 38 mijë qytetarë që nuk kanë pasur qasje më parë në ngrohje qendrore”, ka thënë Murati.

Në anën tjetër, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se Kosova ka potencial të madh për energjinë dhe është me rëndësi që të ketë alternativa të tjera për energji termike.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për ne për të pasur energji diellore. 37 mijë qytetarë do të përfitojnë prej furnizimit me energji të gjelbër. BE mbështet edhe Kosovën për zhvillim të qëndrueshëm. Këto projekte do të kenë ndikim afatgjatë. Kosova ka potencial të madh për energji, por ju mund të bëni edhe më shumë për tranzicionin”, ka deklaruar ai.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ishte bërë e ditur qysh javën e kaluar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

/Shqip.com