Nënshkruhen kontratat – Serbët që braktisën institucionet e Kosovës, do të paguhen nga Serbia

Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, presidenti serb Vuçiq, kishte paralajmëruar se Serbia do t’i ofrojë përkrahje financiare serbëve që dhanë dorëheqje.
Premitmi i Vuçiqit ka filluar të zbatohet sot, kur në katër komuna në veri të Kosovës ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.
“Në këtë mënyrë po plotësohet premtimi i bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarëve tanë në Kosovë të larguar nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilën prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa përkrahje të shtetit [serb]”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Sipas komunikatës, me këto kontrata, serbët që janë larguar nga institucionet do t’i rregullojnë të gjitha obligimet nga marrëdhëniet punë-juridike, pensionale, sigurime shëndetësore etj.
“Pagesa e këtyre përfitimeve do të nisë rregullisht dhe qytetarët do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre tashmë në dhjetor. Prandaj, të gjitha të ardhurat që kanë marrë në sistemin e Kosovës tani do të vijnë nga shteti i tyre i Serbisë”, thuhet në komunikatë.
/Shqip.com