Nënoficerët e FSK-së diplomojnë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes
Publikuar:
(20.03.2022 12:00:37)

Kanë diplomuar nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se FSK është drejtë sukseseve të radhës.
“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik”, ka shkruar Mehaj.
Ai gjithashtu ka thënë se ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm!/Shqip.com