Lajme

Nënkryetari i LDK-së godet Kurtin

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjilan. Haziri tha Kurti ka bërë shëtitje politike, teksa interesin e qytetarëve e la në rend të dytë.

‘Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë duke e nxjerrë interesin e partisë së tij në plan të parë Së pari, kryeministri Kurti ka harruar t’i tregojë familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast tronditës dhe ku është përgjegjësia e tij si kryeministër. Duke injoruar familjen e Agonit dhe të të rinjve të Gjilanit, ne dje e pamë shetitjen politike, në kohën kur kanë stagnuar hiç më pak se 24 projekte sistemore”, ka thënë ai.

Tutje Haziri përmendi disa nga vendimet e Kurtit në Gjilan.

“Ai, në kundërshtim me ligjin dhe planin detal urban, ka përuruar parkun “Banja”, i cili u degradua skajshmërisht si projekt, duke i përjashtuar personat me aftësi të kufizuar.  Në kundërshtim me ligjin, vazhdon të proklamohet edhe për stadiumin e qytetit, i cili në fazën e parë është përfunduar. Ndalja e punimeve duke ia atribuar projektin një qeverisje dhe duke dashur të sillet një projekt i ri, e ka dyfishuar koston nga 7.1 milionë në 15 milionë.  Kryeministri erdhi në Gjilan me një pako të re financiare, duke e lidhur qarkoren e re pa i kompensuar qytetarët për qarkorën e vjetër, duke mos treguar se çka do të ndodhë për pjesën e dytë të autostradës prej Bresalcit në Konçul”, ka shkruar ai.

/Shqip.com