Sport Ndërkombëtar

“Nëndetësja e verdhë” – triumfon ndaj baskëve

Real Sociedad-Villarreal

Mysafirët i arkëtuan pikët e plota.

Villarreali ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 1-3, në kryendeshjen e javës në La Liga.

Baskët ishin favorit në letër, por në fushën e gjelbër “nëndetësja e verdhë” ia arriti në fund qëllimit.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Alexander Isak – në minutën e 32-të dhe vendasit kaluan në epërsi.

Por, ky gëzim zgjati vetëm gjashtë minuta.

Goli i shënuar nga Isak

Ishte Gerard Moreno që e dërgoi topin në rrjetë dhe e barazoi rezultatin. Në rolin e asistuesit ishte Dani Parejo.

Pjesa e dytë solli edhe më shumë emocione.

Kur po zhvillohej minuta e 29-të, Mikel Oyrazabal u ndëshkua me karton të kuq dhe Sociedadi mbeti me një futbollist më pak.

Këtë epërsi numërike e shfrytëzuan mysafirët – të cilët e ngritën epërsinë me anë të Gerard Morenos.

Sulmuesi spanjoll është dy autor i dy golave dhe dy asistimeve në këtë kampionat të La Ligës.

Image

Kurse, për epilogun përfundimtar u përkudes Chukwueze, me golin e realizuar në minutat shtesë të takimit.

Pas kësaj fitore, Villarreali mbetet në pozitën e dhjetë të futbollit elitar të Spanjës, me 22 pikë të grumbulluara.

Kurse, Real Sociedad pozicionohet në vendin e gjashtë, me shtatë pikë më shumë./Shqip.com