“Nëndetësja e verdhë” nuk po ndalet

“Nëndetësja e verdhë” e drejtuar nga Unai Emery nuk u ndal as në Madrid.
Villarreali ka triumfuar 0-2 në udhëtim te Atletico Madrid – në kuadër të xhiros së dytë të La Ligës.
Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, teksa në minutën e 73-të – rrjetën e tundi Yeremy Pino.
Një përgjigje u prit, por nuk erdhi nga vendasit.
Përkundër orvatjeve të shumta, Atletico nuk e barazoi dot rezultatin, teksa në minutën e pestë shtesë të takimit mbeti me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, sepse Nahuel Molina u ndëshkua me karton të kuq.
Në anën tjetër, mysafirët realizuan edhe golin e dytë – me anë të Gerard Morenos.
Pas kësaj fitore – Villareali është lider i ri në Spanjë – me gjashtë pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Atletico gjendet në pozitën e shtatë – me vetëm tre pikë./Shqip.com