Nëna nga Peja braktis foshnjën e saj, e lë në ballkon
Publikuar:
(24.05.2022 10:44:50)

Një nënë në Pejë ka lënë foshnjën e saj në ballkon dhe është larguar nga shtëpia pa lajmëruar askënd.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diele, rreth orës 17:45.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës”, thuhet në njoftim./Shqip.com