Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen e sapolindur në Sarandë
Publikuar:
(02.07.2022 23:20:43)

Një nënë është hedhur nga kati i dytë i maternitetit së bashku më fëmijën e saj të porsalindur.
Siç raporton Tch, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë.
35 vjeçarja së bashku me foshnjën janë dërguar në urgjencën e spitalit dhe e kanë marrë ndihmën e parë.
Gjendja shëndetësore e 35 vjeçarës dhe foshnjës është e mirë.
Shkaqet të cilat e kanë dërguar gruan në fjalë drejt kryerjes së aktit, dyshohet se ka qenë depresioni.
Njësitet hetimore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të mgjarjës./Shqip.com