Sport Ndërkombëtar

Nëna e Shakirës përleshet në rrugë me Pique (VIDEO)

‘Music Session #53’ e Shakirës e ka hapur “Kutinë e Pandorës” për marrëdhënien mes këngëtares kolumbiane dhe Gerard Pique, ish-kapiten i Barcelonës dhe pjesës tjetër të familjes së ish-futbollistit.

Në këngë, ylli i pop-it akuzon hapur ish-partnerin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, por nuk ka munguar një varg plot mllef ndaj ish-vjehrrës së saj, Montserrat Bernabeu, të cilën e kishte fqinje për shumë vite.

Një video e vjetër është rishfaqur në Twitter, e cila sot merr një kuptim krejtësisht të ri në dritën e ngjarjeve të fundit. Në video shohim dy femrat duke u grindur në rrugë, pikërisht përballë ish-mbrojtësit të Barcelonës, me vjehrrën që fillimisht prek fytyrën e nuses së djalit në mënyrë agresive dhe më pas e fton të heshtë.

Indinjuese është edhe shprehja e kënaqur e fytyrës së futbollistit, i cili nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij Milan dhe Sasha.

Sipas fansave, Shakira ka vuajtur shumë gjatë 12 viteve pranë Pique.

“Sa shumë ke duruar për dashurinë”, kanë shkruar disa përdorues në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe tradhtive të pretenduara të përsëritura të ishmbrojtësit blaugrana. “Ti dole shumë vonë nga ai ferr”, komentoi dikush tjetër.

/Shqip.com