Nëna 18-vjeçare hedh foshnjën e saj në kosh të mbeturinave, pesë orë më vonë e gjetën të gjallë kalimtarët

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një nënë adoleshente hodhi foshnjën e saj të porsalindur në një kosh të mbeturinave- ku disa orë më vonë është gjetur e gjallë nga kalimtarë rasti.
Në video shihet një grua e cila del nga një veturë, dhe nxjerr një thes brenda të cilit kishte futur foshnjën e porsalindur që e hedhë në kosh të mbeturinave në New Mexico.
Ndërkaq, disa orë më vonë, pamjet treguan tre persona duke kontrolluar në kosh, ku njëri nga ata e gjen foshnjën brenda.
Ata menjëherë njoftuan autoritetet, që me të mbërritur në vendin e ngjarjes e dërguan me urgjencë në spital për tretman, shkruan dailymail.
Ndërkaq, policët kanë akuzuar 18-vjeçaren Alexis Avila, nga Hobbs për tentativë vrasjeje dhe keqtrajtim të fëmijëve për braktisjen, ku pasi është marrë në pyetje ajo ka pranuar se ka hedhur foshnjën e saj të porsalindur në kosh të mbeturinave.