Në Vushtrri numërohen gati 90% e votave, prin bindshëm PDK-ja
Publikuar:
(14.11.2021 20:15:55)

Nga numërimi i mbi 88% të votave në Komunën e Vushtrrisë, Partia Demokratike e Kosovës është duke prirë bindshëm.
Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka 53.44% të votave.
Ndërsa, kryetari aktual, dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një tjetër mandat, Xhafer Tahiri, është prapa me 46.56%.
Rezultatet e KQZ në kohë reale mund t’i ndiqni KËTU./SHQIP.com