Lajme

Në Vushtrri gjenden dy armë, katër granata dore dhe një tromblon

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të  gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites  një  qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në  një hapësirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë, ka vërejtur  dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është  bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë  lokacion janë gjetur. Dy armë  të  gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon”, ka thënë Zahiti.

/Shqip.com