Në Turqi nisin hetimet për dyshimin se një foshnje u vaksinua gabimisht kundër COVID-19

Prokuria në Izmir të Turqisë ka nisur një hetim lidhur me pretendimin se një foshnje është vaksinuar gabimisht kundër COVID’19, transmeton Shqip.com.
Po ashtu, hetimet kanë nisur edhe mbi deklaratat e bëra nga një pedagog në Universitetin Egje, i cili kishte thënë se “në disa qendra shëndetësore, foshnjat janë vaksinuar kundër COVID-19”.
“Ndonjëherë gjërat ndodhin gabimisht. Për shembull, ata mund ta përziejnë atë vaksinë me një vaksinë tjetër, vaksinën e hepatitit B, vaksinën e fruthit. Ndodh që fëmijët e vegjël të vaksinohen kundër Covid”, tha ai, raporton CNN Turk.
Ndërkaq, më vonë deklarata e tij është ndryshuar duke thënë se vetëm një foshnje është vaksinuar gabimisht dhe se Ministria e Shëndetësisë ka nisur një hetim për këtë çështje.
Sipas mediave, Prokuroria ka nisur hetimet për personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe se detajet pritet që të publikohen në vijim./Shqip.com