Në qiellin e shtatë

Shumë vite u kritikua – për “formën e dobët”.
Prezenca e Cristiano Ronaldos – bënte që Benzema të mos ishte golashënuesi kryesor i “mbretërve”.
Por, që nga largimi i Cristianos – gjërat kanë ndryshuar.
Tifozët në “Santiago Bernabeu” që dikur brohorisnin “siuu”, tashmë thërrasin emrin e francezit.
Kundër Paris Saint Germain, Chelseat dhe mbrëmë ndaj Sevillës – ai u shndërrua në hero.
Benzema po e bart në supe – peshën e liderit.
34 vjeçari ka shënuar 25 gola në elitën e futbollit spanjoll dhe e mban stafetën në këtë statistikë.

Me situatën aktuale – ai është favoriti kryesor për të fituar pichichin (çmimi për golashënuesin më të mirë në La Liga).
Por, numri 9 i galaktikëve – ka regjistruar edhe 11-të asistime në La Liga – duke treguar që vlera e tij është me e madhe se e një sulmuesi.
Histori e ngjashme është edhe në Ligën e Kampionëve – ku emrin e tij e ka futur 12-të herë në listën e golashënuesve.

Duke marrë parasysh formën momentale dhe përvojën e madhe – duket që synim e ka thyerjen e rekordit të Cristianos, i cili ka më së shumti gola në një sezon të Championsit, gjithsej 17-të.
Duket si mision i vështirë – por jo edhe i pamundur.
E gjithë kjë formë e lartë, dhe ky superioritet i treguar në fushën e gjelbër mund të shpërblehen në fund të sezonit me një qmim: Topi i Artë.
Ditë më parë është raportuar se tashmë nuk do shikohet viti kalendarik për ndarjen e këtij çmimi, por vetëm sezoni i rregullt.
Fakti që Ronaldo dhe Messi kanë “ikur herë në shtëpi” dhe së fundmi edhe Lewandoski u eleminua, Benzema mbetet favorit për atë çmim.
Teksa – si konkurrent kryesor mund ta ketë Mohamed Salah – që po zhvillon sezon fenomenale me Liverpoolin.
Fundi i kampionatit do jetë tregues i saktë, por deri atëherë – Benzema do mundohet ta bëjë detyrën e tij: të shënojë gola, t’i gëzojë fansat besnik të madrilienëve./Shqip.com