Lajme

Në Prishtinë ndizen qirinj për nder të avokatit Andrew Strong

Në kujtim të jetës dhe veprës së avokatit Andrew Strong janë ndezur qirinj në Prishtinë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se avokati “ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë”.

Krasniqi tha se avokati ishte “një amerikan që fliste shqip, e Kosovën e donte shumë”.

Postimi i tij i plotë:

Një qiri për mikun e Kosovës! 🕯️

Dje, në mënyrë të papritur dhe të parakohshme, na la miku ynë, avokati i Kadri Veselit, Andrew Strong.

Përtej rolit të tij si avokat, Andrew ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë.

Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision. Andrew e dinte pafajësinë e krerëve të UÇK-së, siç e dinte pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri, prandaj, me mendje e zemër u përkushtua secilën ditë të angazhimit të tij në këtë proces.

Një amerikan që fliste shqip, e Kosovën e donte shumë.

Prehu në paqe, mik i dashur! 🌹

/Shqip.com