Lajme

Në Prishtinë mbahet protestë në përkrahje të popullit të Ukrainës

Sheshi "Skënderbeu"

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet protestë në mbështetje të popullit të Ukrainës.

Kjo protestë e thirrur nga organizata joqeveritare dhe institucionet e Kosovës është paraparë të mbahet në ora 12.00.

Lufta në Ukrainë

Janë bërë 12 ditë prej kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë. Kundër kësaj lufte janë zhvilluar protesta gjithandej botës duke përfshirë edhe Moskën.

Pala ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar bisedime për t’i dhënë fund luftës, por, ende nuk kanë arritur marrëveshje. Ndërsa, sipas mediave botërore, raundi i tretë i bisedimeve do të mbahet këtë të hënë./Shqip.com