Lajme

Para vizitës në Itali, Presidentja Osmani takohet me ambasadorin De Riu

Presidentja Vjosa Osmani, në prag të vizitës në Itali ka takuar ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Zyra e Presidentes, bën të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u potencua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt me vendet aleate.

Gjithashtu, u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë.

Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve.

/Shqip.com