Në përvjetorin e lidhjes, Donaldi uron Borën në mënyrën e veçantë

Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother VIP” u zhvillua me plotë diskutime dhe debate nga banorët. Pati lotë, emocione e largime.
Por, vëmendje të madhe sërish historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
Ditë më parë moderatorja ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku u takua me shoqen e saj Semi Jaupajn, e pastaj edhe me ish-të dashurin Donaldin, me të cilin shkëmbeu edhe një puthje në buzë.

Ndërsa, të premten vëmendja u kthye sërish te Bora dhe Donaldi edhe pse akoma nuk dihet nëse mund të ketë ribashkim mes tyre.
Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.
Ai vendosi që ta uronte në mënyrë të veçantë atë dhe t’i bënte një dhuratë asaj.
Donaldi hoqi qaforen e tij dhe e vendosi në një kuti të çokollatave duke e hedhur jashtë shtëpisë së “Big Brother” për të ia dërguar asaj.
Ai shpresoi se Bora do ta gjente këtë pako./SHQIP.com