“Në paqe” përfundon pjesa e parë e Finales së Europa Leagua
Publikuar:
(18.05.2022 21:47:33)

Në pjesën e parë të finales së Europa League ndërmjet Frankfurtit dhe Rangers nuk ka asgjë që i ndan të dyja skuadrat.
Pas 45 minutave rrjetat mbeten të paprekura me rezultat 0:0, por të dy portierët patë disa raste.
Frankfurt pati mundësi të mira, duke sulmuar më shumë në pjesën e parë.
Knaufe në minutën e 19 pati një mundësi të mirë pas një depërtimi në zonën e rrezikshme, por portieri i Rangers, McGregor bëri një pritje të mirë.
Mundësin më të mirë për Rangers e pati Aribo, por goditja e tij nga largësia përfundoi jashtë.
Rreth 100 mijë tifozë të Rangers kanë udhëtuar në Spanjë për finalen e Europa League./Shqip.com
