Lajme

Në mes të shiut dhe trafikut, opozita zbarkon me “mosbindjen civile” dhe bllokon kryqëzimet Tiranës! I pranishëm edhe Berisha

Ka nisur pak çaste më parë protest e opozitës në kryeqytet, pavarësisht motit të keq dhe trafikut të rënduar tashmë.

Edhe këtë herë, militantët demokratë të drejtuar nga deputetët e tyre kanë bllokuar akset kryesore në Tiranë.

Aktualisht disa grupe janë mbledhur te kryqëzimi i sheshit “Willson”, të “Zogu i Zi” dhe te rruga e “Elbasanit”.

Trafiku i rënduar tashmë për shkak të festave të fundvitit, është bllokuar plotësisht në këto akse.

Në protestë merr pjesë edhe kryetari i PD-së Sali Berisha. 1400 efektivë të policisë janë angazhuar në protestë.

/Shqip.com