Lajme

Në margjina të takimit me EPP-në, Hoti pati takim me Escobarin në Vjenë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka takuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Vjenë me parlamentar nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se me Escobarin diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe hapat që duhet të ndërmarrën.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, shkruan Hoti ndër të tjera.

Hoti ndodhet në Vjenë se bashku me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashin.

Lexo edhe:
Escobar pas takimit me opozitarët: Na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

Escobar, gjatë kësaj jave është takuar me krerët e partive opozitare në Kosovë.

Pas këtyre takimeve, Lajçaku  ka thënë se opozitarët e siguruan atë që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator.

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Më parë dyshja kanë mbajtur takim me Kurtin dhe Osmanin.

Ky takim vjen pas atij që kishin në Bruksel bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe vendimit për targa që pritet të jetë nga 1 shtator./Shqip.com