Lajme

Në Klinikën Emergjente për 24 orë kërkuan ndihmë 230 pacientë

Klinika Emergjente e Kosovës brenda 24 orëve të fundit u ka ofruar ndihmë 230 pacientëve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Klinika Emergjente.

“Bazuar në raportin zyrtar, vetëm në 24-orët e fundit në këtë klinikë ndihmë mjekësore kanë marrë 230 pacientë, ku 22 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror” thuhet në njoftimin e Klinikës Emergjente

Sipas njoftimit, kjo klinikë po vazhdon të mbetet njëra ndër klinikat me numrin më të madh të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë.

Po ashtu është bërë e ditur se nga numri i përgjithshëm i rasteve,11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik, gjithashtu janë kryer 2 operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve./Shqip.com