Lajme

Në këto rrugë në Kosovë s’mund të kaloni pa pajisje dimërore

Ilustrim

Pas disa ditësh me diell, mëngjesi i së premtes ka zbardhur me reshje bore.

Si pasojë e këtij moti, disa prej rrugëve në Kosovë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat e fundit rreth gjendjes në rrugët e vendit, pas reshjeve të borës.

Sipas këtyre të dhënave, rrugët Gjilan-Muçibabë, Fushëpajtim-Glloboqicë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-Bërnjak dhe Mitrovicë-Jarinjë, janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas atyre temperaturave që përfshinë vendin, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm.

Kjo sipas IHMK-së, do të ndodhë për shkak të prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje./SHQIP.com