Lajme

Në kërkim për vrasjen e turkut, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

Policia gjermane ka arritur që të arrestojë një shqiptar rreth një vrasje të një shtetasi turk.

Fisnik Hoxha ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kryer një vrasje. Hoxha u arrestua nga njësitet speciale të policisë së North Rhine-Ëestphalia në Gelsenkirchen.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit pak para mesnate në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit, ku shqiptari ka qëlluar disa herë mbi 31-vjeçarin turk, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të mjekëve për ta shpëtuar.

Autoritetet gjermane e shpallën në kërkim duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë euro për këdo që jep informacion.

Përmes një deklarate, policia gjermane njofton se i riu shqiptar nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, raporton Abcnews.

Fisnik Hoxha do të sillet para një gjyqtari në Gelsenkirchen dhe do të dërgohet në Kiel në ditët në vijim./Shqip.com