Lajme

Në Hagë hapet zyra ndërkombëtare për hetimin e luftës në Ukrainë

Lufta në Ukrainë
Lufta në Ukrainë

Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës është hapur të hënën në Hagë.

Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë.

Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk janë anëtare të ICC, do të marrin pjesë gjithashtu në qendrën e sapohapur.

BE tha se qendra ka “qëllimin përfundimtar për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për pushtimin” e Ukrainës.

Qendra pritet të mbledhë prova dhe të përgatisë akuza kundër zyrtarëve të Kremlinit.

/Shqip.com