Lajme

Në Gjakovë ndizen qirinj në kujtim të Liridona Ademajt (Video)

Në Gjakovë shumë qytetarë kanë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë.

Ndezja e qirinjve u bë në parkun e qytetit në Gjakovë për të nderuar Liridona Ademaj dhe për të kërkuar drejtësi për të.

Liridona Ademaj u privua nga jeta në moshë të re, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli. I njëjti dyshohet se pagoi 30 mijë euro dorasin për vrasjen e Liridonës.

/Shqip.com