Kulturë

“Në garë me botën gri” – ekspozitë personale nga Rexhep Selimi

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, do të hapet ekspozita personale e Rexhep Selimit.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në rrjetin social Facebook.

“Me datën 25 nëntor, nga ora 12:00, në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, bëhet hapja e ekspozitës personale të Rexhep Selimit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në katër vitet e fundit, Selimi ka përfunduar më shumë se 250 piktura, dhe disa prej tyre do të ekspozohen për publikun në muze përmes ekspozitës “Në garë me botën gri”.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 4 dhjetor 2022.

/Shqip.com