Rozë

“Në fillim e adhuroja”/ Bledi Mane bën deklaratën e bujshme: Kam bërë këngë për Kiarën në dhomën e rrëfimit

Gazetari dhe ish-konkurrenti i Big Brother Vip, Bledi Mane ka disa javë që është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai doli nga nominimi që ishte me Luizin dhe Kiarën, ku tregojë se kësaj të fundit I ka dedikuar një këngë.

I ftuar në “Më lër të flas”, Bledi tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin.

Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thash do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje. Jam future në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht, besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”- tha Bledi Mane.

Ndryshe, ai ka thënë se sipas tij, Kiara është një vajzë mosmirënjohëse.

/Shqip.com