Në delegacion nga Maqedonia e Veriut pritet që të vijë në Kosovë
Publikuar:
(27.02.2023 09:51:34)

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet që gjatë ditës së sotme të qëndrojë në Kosovë.
Ata do të mirëpriten në një takim nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.
“Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me delegacionin e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Takimi midis dy delegacioneve pritet të nis nga ora 15:00.
/Shqip.com