Në cilën ligë janë shpërndarë më së shumti kartona të kuq?
Publikuar:
(19.09.2022 19:41:08)

Ligue 1 e mban primatin – për më së shumti kartona të verdhë në këtë sezon – në Top Pesë Liga evropiane.
Në total – në elitën e futbollit francez – janë dhënë 34 kartonë të kuq.
Por, kjo nuk është e gjitha.
Futbollisti i Nice-s, Jean Clair Todibo e ka shënuar edhe një senzacion tjetër – duke u ndëshkuar me të kuq – pas nëntë sekondave lojë.
Ky – ishte një rekord – në kampionat – dhe një rast që nuk ndodh shpesh në botën e futbollit.
Sa i përket ligave tjera – në vendin e dytë me më së shumti kartona të kuq gjendet – La Liga – ku janë dhënë 20-të në total.
Teksa, ani pse Premierliga njihet si kampionat ku luhet më shumë “futboll fizik” – aty janë dhënë vetëm katër karton të kuq deri më tani./Shqip.com