Lajme

Në Beograd shfaqen posterë ku thuhet se Zelensky “është terrorist i NATO-s”

Në qendër të Beogradit janë vendosur posterë me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”.

Këto posterë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”.

Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.

Në fund të vitit të kaluar, stafi i gazetës Danas mori kërcënime me vdekje, duke thënë se atyre do t’iu ndodhte njësojë sikurse gazetarëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, që u vranë gjatë sulmit terrorist të vitit 2015.

Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ndonëse ka shprehur aspirata që t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake.

Kievi zyrtar për pothuajse një vit është duke u përballur me pushtimin e paprovokuar rus.

Zyrtarë të lartë rusë kanë argumentuar se Moska në Ukrainë tani po lufton me aleancën e NATO-s.

Me 24 shkurt bëhen një vit që kur Ukraina u pushtua nga ana e Rusisë, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com