Në Aeroportin e Prishtinës ndalohet një grua që tentoi të fusë 11 kg stoli argjendi
Në pikë kalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, njësitet antikontrabandë kanë zbuluar se një udhëtare në aeroport ka tentuar të fusë argjend të padeklaruar nga Turqia.
“Njësitet Antikontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje”.
“Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara”, thuhet në komunikatën për media të Doganës.
Gjithsejt kanë qenë stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj).
Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregulllt kundërvajtëse. /SHQIP.com