Ndryshon orari i reduktimeve të ujit të pijshëm në Podujevë
Publikuar:
(10.09.2023 11:38:34)

Kompania Rajonale “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.
Kjo u bë për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim.
Bëhet e ditur se orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00.
“Ju njoftojmë se kemi ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.
Për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com