Sport Shqiptar

Ndodh për herë të parë, klubi shqiptar me kanal televiziv zyrtar

Partizani ka hapur një kanal të dedikuar vetëm për klubin e kuq të futbollit duke u bërë marka e parë e futbollit shqiptar që hedh një hap të tillë.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi kryeqytetas në një komunikatë zyrtare ku shkruan:

Për herë të parë në Shqipëri, një Klub Futbolli hap televizionin e tij dhe këtë e bën FK Partizani. Një tjetër projekt i presidentit Gazment Demi, i cili bëhet realitet në bashkëpunim me TIBO Media Partner dhe presidentit të saj Adnand Mahmuti.

Tashmë klubi ka një kanal televiziv ku do të mund të transmetojë që nga ndeshjet e ditëve të sotme e deri tek ato të viteve të shkuara, por pa lënë mënjanë sfidat e ekipeve të moshave, ekipit të femrave si dhe intervista të veçanta me protagonist aktual por edhe figura të shquara të ” Klubit Legjendë”.

/Shqip.com