Sport Ndërkombëtar

Ndodh për herë të parë, djali i presidentit shënon në Botëror

Timothy  Weah ishte autori i golit të minutës së 36-të të ShBA-së ndaj Uellsit, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e këtij viti. Me këtë realizim, 22 vjeçari i Lille hyri në histori të futbollit.

Weah bëhet djali i parë i një kreu shteti që luan në një garë të këtij niveli dhe që shënon gol. Futbollisti në fjalë është i biri i Presidentit aktual të Liberisë, George Weah.

Për lojtarin ka mjaft kuriozitete interesante, teksa Timothy kishte mundësinë të luante për katër kombëtare por zgjodhi ShBA-në, ndërsa mund të luante për Francën, Xhamajkën, Liberinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Shqip.com