Ndiheni të lodhur? Ja çfarë po i mungon trupit tuaj

A e dinit se mungesa e magnezit mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin tuaj? Si mund ta kuptoni se trupi juaj ka nevojë për magnez?
Ja disa nga simptomat: Mungesa e magnezit mund t’ju shkaktojë të përziera dhe të vjella, humbje të oreksit, lodhje dhe humbje të fuqisë duke shkaktuar dobësi.
Magnezi është një mineral thelbësor dhe elektrolit që luan një rol në shumë procese trupore, duke përfshirë: prodhimin i energjisë, strukturën e kockave dhe dhëmbëve, funksionimin e muskujve, funksionin nervor, përtëritjen e ADN-së.
Si i tillë, është thelbësore që njerëzit të marrin mjaftueshëm magnez në dietën e tyre çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm.
Ka disa faktorë mund të rrisin rrezikun që një person të shfaqë simptoma të mungesës së magnezit:
Dieta ushqimore me magnez të ulët.
Humbja e sasive të tepërta të magnezit përmes urinës dhe djersës që vijnë nga çrregullime gjenetike apo konsumimi i alkoolit.

Personat që kanë çrregullime në gjëndrën e tiroides, si dhe ata të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Mungesa e gjatë e magnezit mund të ketë efekte të dëmshme në dendësinë e kockave, funksionimin e trurit, funksionin nervor dhe muskulor.
Mungesa e zgjatur e magnezit mund të ketë një ndikim negativ në shëndet dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet i tipit 2, osteoporozë.
Cilat janë ushqimet të cilat përmbajnë më së shumti magnez?
Mënyra më e mirë dhe më natyrale për të përthithur magnezin është nëpërmjet konsumimit të ushqimeve të pasura me magnez si p.sh, cerealet, bishtajoret, bajamet, brokoli, spinaq, bamjet, avokado, bananet si dhe ujë të pasur me Magnez.
Sipas ekspertëve trupi arrin të përthithë më shpejt mineralet nëpërmjet ujit sesa ushqimeve kështu që rekomandohet të konsumoni sa më shumë ujë të pasur me magnez.