Lajme

Ndezen qirinj në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, u përkujtuan civilët e vrarë 24 vite më parë në fshatin Reçak, me ndjeznen e qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj iniciative në nderim të viktimave të gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë.

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, tha se dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit ka një numër të madh të aktiviteteve.

“Shteti serb jo vetëm që nuk njeh krimet e gjenocidit që ka kryer në Kosovë, përkundrazi aplikon një logjikë të mohimit permanent. Kjo logjikë e vazhdueshme e shtetit serb për të mohuar krimin dhe gjenocidin dhe për ta sjellë para drejtësisë të gjithë zinxhirin nga koka komanduese deri tek ekzekutorët para drejtësisë plaga jonë do të mbetet e hapur.

Ne e kemi për obligim të ngremë zërin aq sa kemi fuqi, sepse nuk mund të shtet krimi më i shëmtuar që ka ndodhur në fund të shekullit 20 me popullin shqiptar të Kosovës”, ka thënë ai për Kp.

/Shqip.com