Ndeshje kartonësh të kuq, Llapi mposht Prishtinën dhe fiton Superkupën e Kosovës

Llapi ka mposhtur Prishtinën në kuadër të Supërkupës së Kosovës me rezultat 3-1, shkruan Shqip.com.
Ndeshja në përgjithësi u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.
Prishtina mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 27-të kur Endrit Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërsa, të parët që kaluan në epërsi ishin prishtinasit që shënuan në minutën e 66-të përmes Otto John.
Edhe Llapi mbeti me një lojtar më pak, kur Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të të ndeshjes.
Pavarësisht kësaj, ata arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 86-të përmes Festim Alidemës dhe arritën t’i sigurojnë vazhdimet.
Në kohën shtesë, llapjanët shënuan edhe dy gola ku edhe siguruan fitoren.
Valmir Veliu shënoi në minutën e 101-të për 2-1, ndërsa Festim Alidemi shënoi sërish në minutën e 114-të për rezultatin përfundimtar 3-1.
Kryeqytetasit mbetën edhe pa një lojtar tjetër, pasi portieri sapo transferuar te ta, Betim Halimi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 107-të.
Llapi tani është fitues i Superkupës së Kosovës./Shqip.com
Llapi shënon edhe golin e tretë
Llapi ka arritur të shënoj edhe golin e tretë kundër Prishtinës.
Golashënues ishte sërish Festim Alidema në minutën e 114-të të ndeshjes.
Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve
Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve mes Prishtinës dhe Llapit.
Llapjanët arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 101-të përmes Valmir Veliut.
Kjo pjesë në përgjithësi u karakteruzua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.
Llapi kalon në epërsi
Llapi ka arritur të kaloj në epërsi kundër Prishtinës.
Golin e shënoi Valmir Veliu në minutën e 101-të të ndeshjes.
Fillon pjesa e parë e vazhdimeve
Përfundon koha e rregullt e ndeshjes, përballja shkon në vazhdime
Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes me rezultat 1-1 mes Prishtinës dhe Llapit.
Në këtë pjesë u shënuan dy gola.
Fillimisht Otto John i ka epërsinë prishtinasve në minutën e 66-të të ndeshjes.
Të dy skuadrat mbetët me nga 10-të lojtar kur Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të.
Skuadra llapjane arriti të barazoj rezultatin pastaj katër minuta pa përfunduar ndeshja me golin e Festim Alidemës.
Në përgjithësi kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.
Barazon rezultatin Llapi
Llapi ka arritur të barazoj rezultatin kundër Prishtinës.
Golin e shënoi Festim Alidema në minutën e 86-të të ndeshjes.
Të dy skuadrat janë duke luajtur me nga 10-të lojtarë pasi edhe Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të.
Prishtina kalon në epërsi
Prishtina ka arritur të shënoj golin e parë në ndeshjen kundër Llapit.
Golin e shënoi Otto John në minutën e 66-të të ndeshjes.
Vetëm nëntë minuta pasi u inkuadra në lojë, John arrinë t’i siguroi epërsinë skuadrës së tij.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Supërkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapi.
Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti 0-0.
Kryeqytetasit mbetën pa një lojtar në minutën e 27-të të ndeshjes pasi Endrit Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq.
Pas një zënke mes Prençit dhe Krasniqit të dy u ndëshkuan me karton të verdhë, por dyshja nuk u ndal dhe ky i fundit u ndëshkua me të kuq.
Për herë të parë u përdor dhe sistemi “VAR” për kartonin e Krasniqit, por vendimi nuk ndryshoj.
Në përgjithësi, prishtinasit rrezikonin portën e llapjanëve më shumë, ndërsa skuadra e Tahir Batatinës mundohej të gjente avantazhin përmes kundërsulmeve.
Fillon ndeshja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.