Ndeshje “jetë a vdekje” për Barcelonën

Eleminimi nga Liga e Kampionëve – ishte një kafshatë që nuk përbihet lehtë.
Tash – po e kërkojnë trofeun e Europaligës. Por, edhe në këtë garë gjenden në një situatë aspak të mirë.
Barcelona do të takohet me Galatasarayn – me fillim nga ora 18:45 – në Turqi, në kuadër të çerekfinales.
Rezultati 0-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou” ka lënë të hapur gjithçka për këtë takim.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70606111/1239083614.0.jpg)
Duke marrë parasysh që Galata luan si vendas dhe tifozërinë e zjarrtë në “Nef Stadyumu” – pritet një ndeshje tejet interesante.
Së fundmi – Barça po kalon formë të mirë.
Blaugranët gjendet në vendin e tretë në La Liga, me 56 pikë të grumbulluara.
Futbollisti me më së shumti gola – për skuadrën e udhëhequr nga Xavi Hernandez është Memphis Depay – me gjithsej dhjetë.
Kurse, Galatasaray po kalon një kampionat dëshpërues – sepse pozicionohet në vendin e 13-të në Superligën turke.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70607547/1239084937.0.jpg)
Shpresat kryesore ky ekip i mban te Kerem Akturkoglu – i cili ka realizuar tetë herë dhe ka regjistruar pesë asistime.
Të gjitha takimet që do zhvillohen sonte në Europaligë:
Bayer Leverkusen – Atalanta
FK Crvenza Zvezda – Rangers
Monaco – SC Braga
Eintacht Frankfurt – Real Betis
Lyon – FC Porto
Spartak Moscoë – RB Leipzig
West Ham United – Sevilla /Shqip.com