Rozë

Ndarja konfliktuale pas disa vitesh lidhje, Arnita Beqiraj “thumbon” ish-banorin e Big Brother

Ish-Miss dhe regjisorja Arnita Beqiraj, ka folur rreth aludimeve për ndarjen nga sipërmarrësin e njohur Arbër Çepani, pas disa vitesh lidhje mes tyre.

Në një intervistë të shkurtër të dhënë së fundmi, Arnita ka lënë sërish të kuptohet se marrëdhënia mes saj dhe Arbrit nuk është rregulluar.

“Po Arbri është futbollist? Se unë e di që kemi ardhur për futboll këtu, ka në kombëtare ndonjë futbollist me emrin Arbër dhe unë nuk e di”, u shpreh ajo.

E ftuar në Top Arena, kur u pyet se pse është ndarë, ajo refuzoi të përgjigjej, duke thënë “po pyet njeriun e gabuar”.

Por pavarësisht kësaj, ajo u shpreh ndër të tjera se është shumë e dashuruar.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Sa e dashuruar je ti nga 1 tek 10?

Arnita: Shumë, 10 !

Pyetje: Po me kë?

Arnita: Një tek pyetje kishe, e dogje!

Pyetje: Një pyetje më kështu, po atij Arbrit i kishe bërë unfollow mi?

Arnita: Kontrolloje.

Pyetje: Qyqja, se ditka as ai domethënë, i shkreti se ka marrë vesh. O të ka bërë unfollow vëlla, shikoje njëherë, të ka hequr kjo! Po pse, çfarë ndodhi, pinte ai?

Arnita: Po Arbri është futbollist? Se unë e di që kemi ardhur për futboll këtu, ka në kombëtare ndonjë me emrin Arbër dhe unë nuk e di.

(Është Arbër Hoxha)

Arnita: E po, Arbër Hoxhën e paskam bërë unfollow, që se kam pasur as follow.

Pyetje: Mos më bej si e shkathët, por më the përgjigje këtu, pse u ndatë më trego.

Arnita: Po pyet njeriun e gabuar!

/Shqip.com