Lajme

Ndalohet për 48 orë, një person i dyshuar për vrasje të rëndë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i cili dyshohet se ka kryer një vrasje të rendë në fshatin Gllamnik të Podujevës është vetë dorëzuar në Polici.

Kjo pas një pune intenzive hetimore, nga ana e policisë.

“Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./Shqip.com